E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama bën për ujë të ftohtë FRESSH: Pse nuk adresuat problemet e studentëve?
Politikë

Rama bën për ujë të ftohtë FRESSH: Pse nuk adresuat problemet e studentëve?

Pse të rinjtë e forumit të PS nuk kanë njoftuar apo informuar në lidhje me pakënaqësitë e shumta që studentët kanë patur.

Kjo ka qenë një ndër kritikat që Rama ka bërë në adresë të drejtuesve të forumit rinor të FRESSH, i cili është bërë për “ujë të ftohtë” nga kryeministri gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në selinë rozë, një takim që ka zgjatur prej mëse 4 orësh në PS.

Rama ka bërë kritika të ashpra për mungesën e seriozitetit të forumit dhe punën e dobët në adresimin e çështjeve që i përkasin të rinjve, e veçanërisht protestës së studentëve, një shqetësim që Rama dukshëm e ka vënë në plan të parë. Pritet shumë shpejt që në forum të ketë një valë shkarkimesh.

Gjithashtu mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura, Rama ka diskutuar edhe për punën e kryer nga PS në 12 qarqet e vendit, në një kohë kur vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale.

Në lidhjet me shkarkimet në qeveri, Rama nuk ka folur me emra, por në daljen e tij para medias, ai ka lënë të hapur derën e përjashtimit.

Në dalje të mbledhjes maratonë, Rama tha se vendimi do të merret  “hap pas hapi”, teksa lajmëronte se do të mblidhet Asambleja Kombëtare të premten.

 “Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk e them asnjëherë fjalën fundit të parën. Di gjithmonë radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve”– tha Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.