E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama bëri amnistinë më të  madhe penale dhe një nga aktet më të paligjshme në historinë e Shqipërisë
Publik News

Rama bëri amnistinë më të madhe penale dhe një nga aktet më të paligjshme në historinë e Shqipërisë

VKM qe shkel ligjin
Vendimi i qeverise per konfiskimin e ndertimeve apo shtesave pa leje eshte amnistia me e madhe penale dhe nje nga aktet me te paligjshme ne historine e Shqiperise. Sipas vendimit, qeveria do konfiskoje ndertimet pa leje permes nje marreveshje blerje me 1 euro nga ndertuesi, pastaj Keshilli Kombetar i Territorit do te legalizoje shtesen apo ndertimin duke nxjerre lejen perkatese.

Institucioni qe konstaton ndertimin apo shtesen pa leje eshte IKMT, i cili pastaj nis procedurat per konfiskimin dhe legalizimin e objektit ne KKT. Ne asnje rast vendimi i qeverise nuk i ngarkon detyre IKMT, apo cdo institucioni tjeter shteteror te beje kallezimin penal ne prokurori.

Shikoni tani. Nga neser me ligj, drejtuesit e IKMT, Keshilli Kombetar i Territorit, Agjencia Shteterore e Kadastres, shnderrohen ne institucione kriminale. Neni 300 i Kodit Penal thote:
“Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

Guxim te madh kane. Firmosni firmosni, behuni kamikaze. Ndoshta sot nuk ju prek njeri, por pas 3 vjetesh jane zgjedhjet dhe nuk dihet si shkon puna. Tani i takon opozites t’u thote te gjithe ketyre me siper qe nuk do te amnistohen, por do te shkojne te gjithe para ligjit. Edhe zyrtaret, edhe ndertuesit qe kane shkelur ligjin. Thojeni, thojeni publikisht.

Ah dhe nje gje. Ka nje nen aty ne VKM, qe thote se pas konstatimit te ndertimit pa leje pezullohen menjehere punimet ne objekt. I bieka qe punimet vazhdojne vetem ne rastin kur objekti pa leje vizitohet nga ministri i Brendshem dhe zvkryeministrja si atje tek Liqeni i Thate. Shtet karagjozesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.