E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Biznesi i vogël do futet në TVSH
Lajme

Rama: Biznesi i vogël do futet në TVSH

Aktualisht, bizneset me xhiro nën 5 milionë lekë në vit, pra nën 37 mijë euro, janë të përjashtuara nga TVSH. Nga 1 Janari, ato do të paguajnë 20 për qind taksë mbi xhiron që realizojnë.

Qeveria do detyrojë biznesin e vogël të paguajë 20 për qind tatim mbi vlerën e shtuar për çdo produkt që shet.

Kryeministri Edi Rama pranoi nga Fieri se nga viti i ardhshëm, qeveria do të përfshijë në skemën e TVSH-së te gjitha bizneset përfshirë atë të voglin.

Aktualisht, bizneset me xhiro nën 5 milionë lekë në vit, pra nën 37 mijë euro, janë të përjashtuara nga TVSH. Nga 1 Janari, ato do të paguajnë 20 për qind taksë mbi xhiron që realizojnë.

Kjo është një rritje e fortë taksash, e cila do të prekë të gjitha bizneset e vogla, përfshirë ato familjare, pasi për çdo produkt apo shërbim që kryejnë do të derdhin 20 për qind në shtet.

Por përveç kësaj, kjo masë do te sjellë rritjen e të gjitha çmimeve për qytetarët përfshirë mallrat jetike të shportës.

Kjo është hera e parë që biznesi i vogël në Shqipëri do të detyrohet të paguajë TVSH. Më parë, këtë taksë e paguanin vetëm bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë ne vit, ndërkohë që në vitin 2012 shifra u ul në 5 milionë lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.