E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama BLLOKON  me Akt Normativ Përmbarimin dhe Ndërmjetësimin
Publik News

Rama BLLOKON  me Akt Normativ Përmbarimin dhe Ndërmjetësimin

Me një akt të beftë Kryeministri Edi Rama ka firmosur dje një akt normativ me të cilin pezullon gjithë veprimet e shërbimeve të përmbarimit shtetëror, përmbarimit privat dhe ndërmjetësimit.

Data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ është 2 prill dhe do zgjasë deri në përfundimin e gjendjes që ka shkaktuar COVID-19. Në morinë e akteve normative që kanë dalë me shumicë këto ditë, ky akt është cilësuar nga juristët si më i çuditshmi dhe i pa precedent, pasi zhvlerëson Kodin e Procedurës Civile dhe mijëra vendime gjykatash.

Sipas këtij akti normativ populist, bankat dhe institucionet e mikrokreditit pezullohen në kërkimin e detyrimeve të tyre me përmbarim, mijëra çështje detyrimesh ndërmjet kompanive bllokohen, bashkë me qindra raste kur vetë buxheti i shtetit është në borxh me qytetarët që ka hequr nga puna apo ka detyrime ndaj kompanive private. Ndaj me këtë këtë akt nuk po mbrohen interesat e qytetarëve, por përkundazi po shkelen të drejtat e tyre legjitime për të kërkuar përmbushjen e detyrimeve.

Akti normativ pezullon dhe ndërmjetësit që kryejnë një veprimtari jashtëgjyqësore, ku qytetarët zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me pajtim. Rasti më tipik i ndërmjetësimit është emisioni “Shihemi në gjyq” që organizohet nga Eni Çobani, emision që me këtë akt normativ të Kryeministrit mbyllet që ditën e dielë.

Aktet normative të kryeministrit Rama po krijojnë një histori të re për jurisprudencën shqiptare që me miratimin e aktit të parë “Anti- KÇK”.

dfvgdebgre4bgr4rh.jpg

sfswgfw34ggh.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.