E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama :Ç’më duhet mua çfarë pretendon opozita…
Publik News

Rama :Ç’më duhet mua çfarë pretendon opozita…

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ka deklaruar se deri në muajin maj do të vaksinojnë 500 mijë qytetarë.

edi rama

 

Por i pyetur nëse po e përdor procesin e vaksinimit për fushatë, ashtu siç pretendon  opozita, Rama u përgjigj shkurt: “Ç’më duhet mua çfarë pretendon opozita”.

Më tej në fjalën e tij para mediave, kreu i qeverisë u shpreh se procesi i vaksinimit masiv do të vazhdojë pa u ndalur.

“Jemi të nderuar që po i shërbejmë në kohë reale gjyshërve dhe gjysheve pa asnjë dallim duke i kthyer buzëqeshjen dhe duke i dhënë mundësinë të lëvizin lirshëm për disa kohë. Ndërkohë do të vazhdojmë intesivisht pa u ndaluar për të arritur objektivin  e gjysmë milionë të vaksinuara brenda muajit maj që besoj se mund ta kalojmë me ritmet që po ecim.

Sot mund të them që ne do t’ia dalim më shpejt dhe më mirë sesa shumë të tjerë në këtë kontinent. Kjo është një arsye për të qenë krenarë. Nuk ishte aspak e lehtë, ndërkohë që sic e shihni një pjesë e mirë e vendeve të rajonit nuk po çajnë dot dhe janë me dozat simbolike dhe nuk futen dot në vaksinimin masiv. Ne jemi futur në vaksinimin masiv dhe nuk do të ndalemi.

Ambicia e madhe për ta lehtësuar sezonin turistik tani nuk është më një dëshirë e madhe, por është edhe një objektivë e arritshme”, tha ndër të tjera Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.