Ndoshta dhe për faktin që taksapaguesit ta marrin lehtë duke besuar deri në fund që kjo është një shaka e ditës së gënjeshtrave.
Kështu e mori me shaka dhe Berisha në vitin 2013 marrëveshjen e 1 prillit mes Ramës dhe Metës dhe rezultati dihet: Kaloi në opozitë.
E mori më lehtë se duhet dhe rezultati ishte më i rëndë se e kishte parashikuar.
Kështu po ndodh me me taksat e vëna nga Edi Rama. Të cilët shqiptarët po i marrin lehtë, si një shaka apo gënjeshtër 1 prilli.
TVSH e biznesit të vogël, taksa e “Rrugës së Kombit” dhe rritja e taksës së pronës ishin parashikuar të tria më 1 prill.
Për taksën e rrugës së Kombit ndodhi ajo që ndodhi, ndoshta e stisur nga vetë politika shqiptare e cila kërkon që të krijojë destabilitet vetëm e vetëm që ti shpëtojë reformës në drejtësi.
Por teksa sheh aplikimin e taksës së pronës vë re elementë të veçantë. Kryeministri Rama vërtet po çmendet me rritjen e taksave dhe kategoritë që preken nga këto rritje.
Këtë radhë Rama e ka zënë me sektorin më të vështirë, bujqësinë dhe blektorinë.
Nga njëra anë kryeministri deklaron se do ndihmojmë sektorin më të vështirë me subvecione, nga ana tjetër vendos taksë pasurie për stallat e lopëve, derrave, kotecët e pulave dhe hangarët e misrit dhe grurit. Harruam, dhe për “kullat e barit”.
Kjo është me sa duket dhurata e Ramës për këtë shtresë super të vuajtur.
Qeveria Rama parashikon të taksojë me 50% të vlerës së vilës së tij stallat e kafshëve dhe magazinat e barit, misrit e grurit.
Një taksë e padëgjuar në vendet si ne, por novacioni i Ramës me sa duket nuk paska kufi.
Ndërkohë që gjithçka bëhet në kurriz të shqiptarëve, dhe të gjitha taksat hyjnë në fuqi më 1 prill. Si për të vënë në gjumë taksapaguesit shqiptarë, që të besojnë deri në fund që është një shaka në ditën ndërkombëtare të rrenës./Pamfleti.com



