E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  debaton me  Tabakun  për investitorët strategjikë: Ne e zgjeruam hartën e zonave të mbrojtura!
Politikë

Rama debaton me Tabakun për investitorët strategjikë: Ne e zgjeruam hartën e zonave të mbrojtura!

Kryeministri Edi Rama replikoi me deputeten demokrate Jorida Tabaku në lidhje me projektin e Butrintit dhe akuzat e saj për investitorët strategjikë.

“Këtu duket të diskutonim për të një kërkesë për ngritjen e një komisioni për investimet strategjike nga deputetët socialistë. Pse jepen vendime pas vendimesh për një ligj që është krijuar për të sjellë investime të huaja dhe s’i ka sjellë? Që të eleminojmë konfuzionin, askush nga ne nuk mbron aferat korruptive do mbajë përgjegjësi? Atij i intereson leja jo fondi amerikan”, tha Tabaku.

Rama u shpreh se dihet se çfarë përfaqësojnë ato si kategori dhe për çfarë duhen. Ai theksoi se me ardhjen në pushtet të PS, harta e zonave të mbrojtura është zgjeruar.

“Unë fola për Butrintin por mbase nuk e keni pasur mendjen. Fola pasi foli një parafolëse e cila ngriti akuza të caktuara. Por megjithatë nuk ka problem. Unë këtu jam dhe ju sqaroj përsëri. Që kur e kemi bërë ne kur unë isha ministër i Kulturës e propozova vendosjen në mbrojtje të Butrintit dhe krijimin e parkut kombëtar.

Në hartën e zonave të mbrojtura kishte ndryshime të mëdha. Dhe lidhja që ju bëni është një lidhje që ju bashkon të gjithëve në të njëjtën kulturë të të bërit debat. Nuk e di se çfarë keni me investitorët strategjikë. Dihet se çfarë përfaqësojnë si kategori dhe dihet për çfarë duhen. Do jap dy shembuj.

Njëri shembull është që nga harta e Butrintit është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit. Heqja e asaj pjese është bërë me një logjikë të caktuar. Nën monitorimin e Unescos e cila kërkoi rishikimin e zonave të mbrojtura. Ne zonat e mbrojtura nuk i kemi ngrënë ashtu si ju por e kemi zgjeruar hartën e tyre duke ndaluar leje hidrocentralesh të dhëna prej jush. Ne kemi vënë në mbrojtje çfarë mundëm të shpëtojmë nga Lumi i Valbonës. Ne gjetëm dy hidrocentrale të filluara dhe të tjera i ndaluam”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se ligjin për Butrintin do ta votojnë siç është, ndërsa u tregua i  ashpër me kreun e PD Sali Berisha duke theksuar se nuk do të mund ta mbajë më peng vendin.

“Tani të flisni se fondi shqiptaro –amerikan do të grabisë Butrintit…e vetmja arsye për të dalë këtu është ti kërkojmë falje fondit dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar pa asnjë qëllim fitimi sepse i tillë është fondacioni shqiptaro amerikan dhe i tillë është legjislacioni amerikan dhe nisma që origjinën e ka qysh nga koha kur bëhej fjalë për liri demokraci. Granoff ja keni dhënë ju shtetësinë shqiptare dhe tani ta akuzoni si kusar , këtë mund ta bëni vetëm ju. të gjithë këtij, plani dhe fondit ju i merrni të keqen. Kjo e fut trashëgiminë tonë kulturore në një tjetër zonë. Flisni ju për këto gjëra…Siç pasnesër ju në stadium nuk duhet të shkelni…Tani të shihni një finale Europiane në stadiumin që e futët në listën e zezë dhe Kombëtaren e degdisën emigracion, Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në teatrin e ri Kombëtar dhe të gjitha aleancat që krijoni ju mbajini me shëndet se nuk i duhen dreqit dhe sa më shumë të rrotulloheni aq më shumë zhyten i. T’ju rrojë Flamuri me damkën në lule të ballit se gjë tjetër këtij vendi nuk keni çfarë i jepni dhe çfarë i merrni këtij vendi. Ne do ta votojmë siç është ligjin për Butrintit dhe nuk mund të mbani asgjë peng. këtë deshët dhe këtë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.