Rama deputeteve te rinj: “Te gjithe per nje , e nje per te gjithe”.
Ashtu siç ka paralajmëruar pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama po zhvillon sot takimin e parë me ekipin e stërmadh të deputetëve të rinj, që do të përbëjnë edhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste në parlamentin që pritet të mblidhet në Shtator.
Të gjithë këta por edhe ata që nuk fituan por morën pjesë në garë dhe që pritet të shpërblehen me poste në administratën shtetërore, janë ftuar sot që të diskutojnë me Edi Ramën për disa çështje emergjente pas krijimit të qeverisë së re.
Gjate flases Kryeministri Rama dhe Gramoz Ruci u theksua se ne kemi nje fitore spektakolare por kemi perpara nje ngjitje te veshtire. Kryeministri Rama kerkoj nga te gjithe kandidatet te punojne si nje ekip i vetem me moton: “Te gjithe per nje , e nje per te gjithe”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



