Rama dhe ministrat betohen në Presidencë
Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.
Ceremonia nisi në orën 10:00. Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa i pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Edi Rama, ndërsa merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Më pas, ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë. Pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re.
Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Për herë të parë në këtë mandat, do të jetë dhe një ministre digjitale e quajtur “Diella”.

Ministrat e qeverisë “Rama 4”:
Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës
Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj – Ministria e Financave
Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit
Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit
Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë
Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë
Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin
Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



