Rama dhe Zaev në komunën e Pustecit
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar ditën e sotme komunën e Pustecit.
Rama dhe homologu i tij janë takuar me banorët e kësaj komune ku janë njohur më nga afër me kërkesat e tyre, si dhe kanë realizuar shumë aktivitete të përbashkëta.
Nga informacionet mësohet se dy kryeministrat së pari kanë biseduar me udhëheqësit, mësimdhënësit dhe nxënësit në njërën nga shkollat në këtë komunë, “Trajan Gjorgjioski dhe Mitre Kolveski”.
Më pas kryeministrat realizuan takim të përbashkët edhe me përfaqësuesit e komunës, zëvendës kryetarin dhe këshilltarët, të cilët i shpalosën prioritetet tek të cilët presin përkrahje.
Duke shprehur mirënjohje, të dyja palët e kanë vënë theksin tek bashkëpunimi dhe bashkëjetesa mes komuniteteve është një vlerë e madhe për vendin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



