E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama : Do ndalojmë derdhjen e  ujërave te zeza në det.
Lajme

Rama : Do ndalojmë derdhjen e ujërave te zeza në det.

Ndonëse nuk ka ditë që s’promovon turizmin në Shqipëri, duket se kryeministri Edi Rama ka shumë rezerva sa i takon cilësisë së shërbimeve përgjatë këtij sezoni.

DORËZOHET” RAMA, I PAKËNAQUR ME TURIZMIN

Gjatë një takimi pune me gazetarët në Velipojë, Rama deklaron se vitin tjetër do të jetë më i rreptë, kryesisht me hotelet që derdhin ujërat e zeza në det.

“Vitin tjetër do të ketë një sezon turistik më shumë cilësor në shumë aspekte. Ne do kërkojmë që gjitha hotelet dhe njësitë e tjera që kryejnë shërbime në bregdet të vendosin sistemin e menaxhimit të ujërave të zeza, nuk do lejojmë asnjë aktivitet që hedh ujërat e zeza në det, ose vazhdon me gropa spetike, kjo nuk do lejohet më. Është një investim ndryshe dhe askush nuk do ketë mundësi të hapin derën. Pra, të ngremë një sistem pastrimi të ri për gjithë vijën bregdetare, që do të ketë bashkitë partenere, por nuk do ua lë përgjegjësinë vetëm atyre deri te zinxhiri i aktiviteteve që do zhvillohen gjatë sezonit. Kjo që të mos jetë thjeshtë ujë, diell, rërë e ushqim, por edhe argëtim, të ketë fokus edhe traditën, apo fëmijët sepse njerëzit s’kanë ku cojnë fëmijët e tyre”, u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi më herët se edhe Emergjencat Civile do të kalojnë në përgjegjësi të Ministrisë së Mbrojtjes, kur foli për situatën e zjarreve në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.