Rama ; Do ti dënoj televizionet që shpërndajn lajme false/Ja cilin televizion ka në shënjestër…
Në deklaratën e tij ai jo vetëm që mbajti qëllim të njëtrajtshëm kundrejt amnistisë por u shpreh edhe në lidhje me su;min kibernetik të e-albanias duke vazhduar të insistojë se ky sulm është nga një vend armiqësor me Shqipërinë dhe në bazë të investigimeve qeveria tanimë ndoshta i di 2 shtetet që kanë iniciuar këtë sulm.
Do më lejoni të jemi i rezerveruar. Jemi munduar të informojmë publikun pa thënë gjithçka. Kemi qenë në luftë me një agresor që ka sulmuar sistemet tona. Me ato shtete nuk ka vend për të arsyetuar në mënyrë logjike që buron nga ligjet ndërkombëtare. Ky sulm i fortë ka treguar forcën e sistemit tonë. Është diçka që ndodh edhe në SHBA jo më në Shqipëri. Mbyllja e dyerve për t’u mbrojtur është pjesë e një mase në këtë proces. Nuk dua të bëj ekspertin kibernetik. Do i diskutoni me skuadrën që po përfundon brenda kësaj fundjave të gjithë sistemimin:”, tha Rama i cili nuk u ndal me kaq po vijoi akuzat e tij tani në kurriz të një televizioni tjetër;
. Nuk është në praktikën tonë të ndërmarrim hapa gjyqësor ndaj mediave por është e pamundur sepse dhe si mund të adresohen lajthitje të këtyre përmasave. Nuk dua të bëj asnjë akuzë apo të ngre ndonjë teori konspirative, se boll ka ngritur Top Channel për të thënë gjëra të pavërteta. Jo është vënë një gjobë 30 milionë euro, jo po fshihen pronat, të gjitha këto janë të pavërteta. Ky është një bombardim që nuk vjen nga qielli por që vjen nga internet.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



