E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama donte ti merrte 20 emigrantët në Katania por  nëse  emigrantët afrikanë nuk duan Shqipërinë…
Bota

Rama donte ti merrte 20 emigrantët në Katania por nëse emigrantët afrikanë nuk duan Shqipërinë…

Kryetari i Shoqatës Italiane e Studimeve Juridike mbi Emigracionin, Lorenzo Trucco, ka treguar se pse Shqipëria nuk mund të marrë 20 nga 140 emigrantët e anijes “Diciotti” të bllokuar në Katania.

Trucco bën me dije se ligjërisht të gjithë emigrantët e anijes “Diciotti” kanë të drejtë të kërkojnë azil në Itali, si dhe kanë të drejtën për t’u informuar mbi mundësitë e paraqitjes së kërkesave të tyre për mbrojtje ndërkombëtare në këtë vend. Por është ilegale transferimi i emigrantëve në Shqipëri, saktëson kjo shoqatë.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Reppublica”, kryetari i kësaj shoqate Lorenzo Trucco konfirmoi dy ditë më parë se “emigrantët e anijes Dicotti nuk mund të transferohen në Shqipëri pa dëshirën e tyre. Shqipëria nuk është në BE, është një vend i tretë e nuk dimë nëse i plotëson kushtet e kërkuara për azikërkuesit. Transferimi i emigrantëve në vendet e treta bëhet vetëm me dëshirën e tyre. Në rast të kundërt është një largim me forcë. Transferimi i 20 emigrantëve në Shqipëri është ilegal. E vetmja rrugë që mbetet është ndryshimi i Traktatit të Dublinit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.