E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e ka bërë testin e koronavirusit në zyrë më 23 mars
Publik News

Rama e ka bërë testin e koronavirusit në zyrë më 23 mars

Gazetari Artur Çani thotë se kryeministri Rama ka gënjyer kur është shprehur se nuk e ka bërë testin për koronavirusin, pasi sipas gazetarit, ai e ka bërë atë në zyrën e tij.

Çani ka thënë se në zyrë ka pasur dhe persona të tjerë dhe analizën ia ka marrë stafi i Spitalit Amerikan, pra nuk e ka bërë në Spitalin Infektiv.

“Rama ka gënjyer hapur duke thënë se nuk e ka bërë testin për koronavirusin. Unë po e them këtu hapur që me datë 23 mars të këtij viti Rama e ka bërë analizën, ja kanë bërë në zyrën e tij me këta të laboratorit qëndror të spitalit amerikan. Nuk e ka bërë madje as me emrin e tij. Kanë qenë disa nejrëz prezent, nuk ka qenë i vetëm. Dhe prapë tha nuk e kam bërë”, ka thënë gazetari Artur Çani në emisionin 360 Gradë.

Më tej, Çani ka thënë se edhe disa ministra të qeverisë e kanë bërë testin e covid-19, i kanë thënë vetë atij personalisht. “Pse disa ministra të kabinetit Rama më thanë menjëherë që “po e kemi bërë testin”, pse Meta më tha e kam bërë testin, pse Rama thotë nuk e kam bërë? Këtu është ndryshimi. Nuk trembet njeriu duke i thënë të vërtetën”, u shpreh gazetari Artur Çani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.