E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e Vuçiç bojkotojnë BE-në/ EurActiv: Serbia është lider ‘de facto’
Publik News

Rama e Vuçiç bojkotojnë BE-në/ EurActiv: Serbia është lider ‘de facto’

Lajmi se tre liderët e nismës Ballkani i Hapur mund të bojkotojnë një samit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor ka shkaktuar jo pak trazim.

Portali i Brukselit, EurActiv shkruan se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të bojkotojnë samitin. Agjencia shkruan se shanset që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin dritë jeshile për nisjen e negociatave janë shumë të pakëta.

EurActiv thekson se tre vendet janë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur. Kjo nismë cilësohet si një iniciativë serbe, thekson portali.

“Politikanët dhe shoqëria civile në rajon kanë ngritur shqetësime për përfshirjen e Serbisë dhe përpjekjet e saj të perceptuara për të qenë udhëheqëse de facto e nismës.

Kjo është përkeqësuar më tej që kur Rusia pushtoi Ukrainën pasi Serbia mbeti i vetmi vend në Europë, përveç Bjellorusisë, që nuk ka miratuar sanksionet e BE-së. Për më tepër, Vuçiç ka hezituar të dënojë plotësisht luftën dhe tubime të shumta pro-ruse janë mbajtur në Beograd.

Çështja e Serbisë dhe ndikimi i mundshëm rus në rajon u kthye në qendër të vëmendjes disa ditë para takimit të fundit të Open Balkan. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u desh të anulonte vizitën e tij në Beograd pasi vendet e rajonit refuzuan të linin avionin e tij të kalonte në hapësirën e tyre ajrore.

Lavrov kritikoi veprimin dhe bëri disa komente që u perceptuan në favor të nismës së Ballkanit të Hapur, ndërsa ai i referohej BE-së si ‘e mbyllur’.

Kjo u pa në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut si demonstrim i mbështetjes ruse për nismën e Ballkanit të Hapur. Gjithashtu janë ngritur shqetësime se nisma mund të përdoret për t’iu shmangur sanksioneve ruse në rajon”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.