Rama: Emrin për president silleni në zarf anonim
Të martën, grupi parlamentar socialist do të mblidhet, ku ndërmjet të tjerash, objekt do të ketë edhe çështjen e Presidentit.
Më herët kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar deputetëve që të propozojnë kandidatë për postin e Presidentit.
Propozimet do të formësohen, në mënyrë të tillë, që secili deputet, tre emra, ti fusë në një zarf dhe ti dorëzojë.
Zarfi do të jetë anonim, pa emër deputetit.
Pas këtij hapi, një komisioni i përbërë nga kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



