E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet nga Nju Jorku për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës:S’ka monument të parrëzueshëm të së shkuarës
Publik News

Rama flet nga Nju Jorku për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës:S’ka monument të parrëzueshëm të së shkuarës

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i qeverisë shqitpare u shpreh se kjo gjë është një fakt që në sytë e shqiptarëve është prej vitesh.

Ky vendim tha Rama, tregon se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe nuk ka asnjë monument të parrëzueshëm të së shkuarës të korrupsionit dhe të pengimit të demokracisë.

“Flet vetë sekretari i shteti në këtë rast dhe mendoj se prononcim në këtë drejtim do të politizonte edhe më shumë një fakt që nuk ka nevojë për koment. Një fakt që është në sytë e shqiptarëve prej vitesh, një fakt që tregon se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe nuk ka asnjë monument të parrëzueshëm të së shkuarës të korrupsionit dhe të pengimit të demokracisë”, tha ndër të tjera Rama.

Pak muaj me pare Sekretari i Shtetit, Antony Blinken shpalli Sali Berishen dhe familja e tij  të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, duke i akuzuar per akte korrupsioni që minojnë demokracinë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.