E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për këngëtarin latin:Sot e mora vesh kush ishte Malumja
Lajme

Rama flet për këngëtarin latin:Sot e mora vesh kush ishte Malumja

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje kritikave të qytetarëve që protestojnë prej gjashtë ditësh kundër rritjes së çmimeve dhe që kanë hedhur akuza për pagesën që do marrë Maluma, këngëtari latin që ka mbërritur në Tiranë për koncert këtë 14 Mars.

Kreu i qeverisë tha se këngëtari është sjellë në Tiranë nga një kompani private dhe nuk është paguar nga asnjë buxhet publik apo i bashkisë.

“Se po dëgoj një muzikë këtu jashtë nuk e di cfarë është po është Malumja që unë as e dija ca ishte sot e mora vesh se më shkruanin që keni lekë për Malumen.

Lekët për Malumen janë njësoj si florii i këtij abazhuri/ S’është paguar asnjë lekë për koncertin e Malumes nga asnjë buxhet publik as i qeverisë as bashkisë se pyeta ca është kjo malume.

E ka sjellë këtu një kompani private e këta që dalin në protestë flasin për Malumen e ju thonë ky ka sjellë Malumen unë as e dija kush ishte Malumja”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.