E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për patronazhistët: U merrni të keqen, mezi i kemi!
Lajme

Rama flet për patronazhistët: U merrni të keqen, mezi i kemi!

Më 11 maj do i japin kuptim emrit të tyre

Kryeministri Edi Rama foli për zgjedhjet e 11 majit, ku një ditë më parë ai tha se kishte zhvilluar një takim me patronazhistët, që sipas tij janë më të mobilizuar se asnjëherë tjetër.

Në rubrikën “Sy më Sy”, Rama tha se patronazhistët janë një armatë vullnetarësh që i ka çdo parti serioze në vendet demokratike, ndërsa theksoi se “11 maj ata do ti japin kuptim emrit të tyre”

“Është krijuar një armatë me profile false, jo vetëm në kuptimin me profile false, por profile që administrohen për këtë betejë dhe që vijnë me mesazhe nga fundi i kënetës.

Dje kemi pasur disa biseda shumë interesante me grupet tona të punës të organizimit dhe patronazhistëve, të cilët janë më të mobilizuar se asnjëherë tjetër dhe janë të vendosur që më 11 maj ti japin emrit të tyre një kuptim për të gjithë kundërshtarët. Unë kam besim që do tia dalin në qëllimin që ia kanë vënë vetes.

I merr të keqen patronazhistëve, ata janë një armatë vullnetarë aktivë që janë pjesë e familjes tonë politike. Si në gjithë botën aty ku ka parti serioze, dhe jo këneta.Patronazhistët bëjnë atë që bëjnë të gjithë në partitë e tjera serioze evropiane. Shkojnë derë më derë.

Rendësi ka që ata janë më të fortë se të tjerët. Po ti kishin patronazhistët edhe partitë e tjera, mbase do ti kishim pak më të vështira këto betejat tona”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.