Rama flet për planin ekonomik të daljes nga kriza: Ti bëjmë gjërat hap pas hapi që të shkojmë në destiancion
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve për planin ekonomik të daljes nga kriza që po shkakton përhapja e koronavirusit në vend.
Me një mesazh ën facebook, Rama kujton tërmetin e 26 nëntorit, ndërsa thotë “t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion”.
Ndërsa ndalet tek gjobat e vëna për ata që shkelin rregullat e vendosura në luftën kundër COVID-19, Rama thotë se ato nuk janë për të mbledhur shteti para, por për të mbrojtur popullin.
Postimi i plotë:
Duke ndjekur komentet tuaja u them të gjithë atyre që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare që të bëjnë pak durim!
ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion! kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë!
ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normativ i them se gjobat nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, po për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij!
sa për një shembull: shkeljet sot kanë qenë afër zeros!
të vazhdojmë siç e kemi nisur, të bëjmë durim, të mos kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh, të gjtha problemet e pasluftës!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



