E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për programin ekonomik të PD-Së: Pa shtyllë kurrizore..
Publik News

Rama flet për programin ekonomik të PD-Së: Pa shtyllë kurrizore..

Duke u ndalur tek taksa e sheshtë, kreu i qeverisë u shpreh se ajo është taksë për të pasurit. Ndërsa taksa progresive sic tha ai ka dhënë rezultat.

Rama u shpreh se do të rishikohet progresivitetit mbi të ardhurat  personale, por theksoi se kjo nuk ka lidhje me fushatën elektorale.

“Edhe pse unë me thënë drejtën, kam përshtypjen që është kohë e humbur të diskutojmë propozimet e PD, pasi në tërësinë e vcetë programi i PD është si karakteri i liderit të PD. I dobët dhe pa shtyllë kurrizore, por sidoqoftë vlen në parim që ti përgjigjem pyetjes tuaj sepse është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona.

Taksa e sheshtë që është taksë për të pasurit, është taksë për t’iu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për ti marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak.

Sot jemi në kushtet kur taksa jonë, që unë e quaj të ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive është qartësisht një  taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror, qoftë në aspektin e të ardhurave për individin dhe shtetin.

23% që ju i referoheni është keqinterpretim. 23% nuk fillon në atë pikë ku ju referuat, 1.6 dhe ky është fakt.

Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën e rishikimit të progresivitetit për të ardhurat personale. Me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare, por në atë pjesën që ju prekët.  Kjo do të bëhet bazuar në: E para, bindjen se është koha për ta bërë edhe ne e kemi këtë bindje. E dyta do të bëhet pa asnjë lidhje me fushatën elektorale.

Ne nuk duam që fushata dhe zgjedhjet të jenë arsye për të dobësuar karakterin tonë.

23% fillon kur rroga është 4 mln e lart dhe jo tani që flasim”, u shpreh kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.