Rama flet për sekretin hetimor nga prokurorét: Shkruhet edhe në kanun , “Lajmsi s‘ka faj”
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në Konferencën e VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit.
Sipas Ramës, sekretet hetimore i nxjerrin prokurorët dhe jo gazetarët.
‘E drejta e informimit nuk është sekret hetimor, përfitoj nga rasti se shoh avokaten e popullit rastin e një gazetari u keqtrajtua për nxjerrjen e sekretit hetimor.
Prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor, nuk i disponojnë, sekretet i disponojnë prokurorët kur gazetarit i bie në dorë sekreti nuk është më detyrim i tij të ruajë sekretim dhe nuk shkon drejt tij hetimi por drejt atyre që ia dhanë atij është elementare, që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhi lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi lajmin ose kush ia dha atij është burimi me të cilin duhet të merresh.
E them për të nënvizuar që informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston me vulë dhe firmë dhe nuk përfshihet në hapësirën e ngushtë që ligji e përcakton, ku hyn edhe sekreti hetimor është pronë publike.’, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



