E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për takimet e kryedemokratit me qytetarët: Mos ushqejë iluzionin se duke mbledhur ato tufa me dy gishta, do marrë ndonjë votë më shumë
Publik News

Rama flet për takimet e kryedemokratit me qytetarët: Mos ushqejë iluzionin se duke mbledhur ato tufa me dy gishta, do marrë ndonjë votë më shumë

Pasi e quajti “injorancë dhe papërgjegjshmëri” mbledhjet e grumbullimet e qytetarëve në takimet e kryetarit të Partisë Demokratike, nga Fieri, në një takim me kandidatët e PS për deputetë, kryeministri Edi Rama i ka bërë një thirrje publike Lulzim Bashës “të ndalë shfaqjet absurde”.

“I bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës dhe opozitës që të frenohen nga dhënia e këtyre shfaqjeve absurde që jo vetëm janë shumë dëmtuese janë çedukuese e janë të pamoralshme në këtë fushë beteje ku jemi të gjithë një, e populli është i gjithi i interesuar se virusi nuk njeh të majtë e të djathtë.

 

 

Asnjë nga ato dallime që janë të jetës sonë të përditshme por godet në të katër anët njerëzit e edashur në familjet shqiptare”.

Rama tha se lideri i opozitës nuk duhet “të ketë iluzionin se do mbledhe vota me shumë me këto shfaqje”.

“Nga ana tjetër të mos ushqehet me iluzionin se duke mbledhur ato tufa me dy gishta të marrë ndonjë votë më shumë, është komplet absurde dhe realisht dëm i madh ndërkohë që paralelisht me vaksinimin rregullat duhet të respektohen e cdo kush të shtrengojë veten në raport me ato masa që janë të thjeshta e nuk duhen shkelur”.

Rama thumboi opozitën duke i quajtur “pakicë” teksa skuadrën e kandidatëve per deputete ne zgjedhjet e 25 prillit

“Kërkojnë një shans të ri që nuk kanë për ta marrë se shqiptarët në shumicën dërrmuese të tyre nuk duan më të eksperimentojnë rikthimin e PD në pushtet dhe se cfarë PD-je? Të një PD-je që është sot e përfaqësuar nga skuadra më e keqe, më e dobët, më absurde e 30 vjetëve.

Për të ardhur keq realisht që ndërkohë që sfida e të cilave, më e madhe dhe se sa e fushatave elektorale, se sa zgjedhjet e të gjitha partitë të mbledhura bashkë që është sfida e kapërcimit të hendekut të hapur sot një vit, me hyrjen në Shqipëri të armikut të padukshëm po sabotohet, po përcmohet, po pengohet në përpjekjen e përbashkët për ta fituar nga thjesht e vetëm interesi politik i një pale që ka përfaqësuar e do përfaqësojë pakicën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.