E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama flet për vrasjen  e Egli Progës/ Kritika  Prokurorisë: “Vrasja nga pakujdesia” tingëllon e pakuptueshme
Lajme

Rama flet për vrasjen e Egli Progës/ Kritika Prokurorisë: “Vrasja nga pakujdesia” tingëllon e pakuptueshme

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për vrasjen e ndodhur më 10 gusht në Pogradec, ku u gjet i pajetë Egli Proga.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rama del në mbrojtje të Policisë së Shtetit dhe Ugjencës, që sipas tij kanë vepruar në kohë dhe bazur në rregulla dhe ligje.

Ndërsa për akuzën e ndryshuar nga Prokuroria, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”, ai shprehet se tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike.

Sipas tij ngritja e akuzës nuk ka lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës.

““Vrasja nga pakujdesia” e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral”, u shpreh Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.