E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama gallatë në kuvend: Luli, ku rafsha mos u vrafsha, ra mirë tek unë’
Lajme

Rama gallatë në kuvend: Luli, ku rafsha mos u vrafsha, ra mirë tek unë’

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me replikat nga foltorja e parlamentit.

Ai ka deklaruar se kryemokrati Lulzim Basha  është si ajo shprehja ‘ku rafsha, mos u vrafsha’.

Rama ka vazhduar me ironinë teksa ka shtuar se nuk janë kundër kthimit të opozitës në parlament, por janë kundër që ata të rrinë në këmbë dhe të bëjnë figurantin.

‘Luli shkon lule më lule, është thjesht ku rafsha, mos u vrafsha. Varet se ku bie, ra tek unë dhe i bien të mirat që nuk i bien nëpërmend fare. Po nuk ëshët ky shqtësimi, shqetësimi është te kInostudio kur xhiroheshin filmat. Damiani do ulet, ai i ulur ishte, po ata ikën. Ne nuk jemi kundër që ata të ulen, po që të rrinë në këmbë dhe të bëjnë figurantin’, tha Rama.

Më tej kryeministri, ka vazhduar me replikat ndaj deputetes Rudina Hajdari, e cila sipas tij ka një ligjërim të veçantë.

‘Përsa i përket zonjës Hajdari, e cila ka stilin e saj të ligjërimin të veçantë. Dëgjoj që thotë që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më keq, si ka qenë më herët. Duket se Shqipëria është produkt i kësaj salle, i partive tuaja. Nuk e di e bëtë atë dreq partie apo ç’rëndësi ka. Po nuk mund të thuash këtu që këtu bëhet krimi.  Pastaj fut kallëzues, kundrinor aty kap ça të kapësh.

Unë vij këtu për ti kushtruar opozitës kohën që i takon, po me që opozita nuk ka ide dhe ti zonja Hajdari ke disa ide, po që vetëm të tilla nuk janë.  Po dua t’ju jap disa qartësi. Nuk di as sa e gjatë jeni ju dhe as kg peshoni ju. Nuk bëhet debati në këtë mëyrë. Unë kam mundur të frenoj dot gjatësinë time, jam zgjatur me këtë rrugë. Prandaj mirë do bëni mos të ma përmëndi kur thoni jeni 2 metra, ndryshe më tregoni si kush duhet të jem ‘, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në Kuvend duke vënë në “lojë fjalësh” deputetët e opozitës.

Rama e ka qortuar opozitën për kritikat e vazhdueshme, ndërsa u drëejtohet deputetëve në sallë duke u thënë se skanë asnjë ndryshim nga opozita jashtëparlamentare. “Me ndryshimin  se ndryshe nga ata ju jeni më shumë respektues ndaj sediljes”, thotë Rama.

“Në vend që të qepni gojën dhe të mendoheni 17 herë para se të nxirrni fjalën e  18 jo mor ku ka këtu, vetëm e keqja është kryefjalë.

Jemi shumë të prirur të dëgjojmë të reflektojmë dhe akoma nuk jemi dorëzuar para faktit ku na kërkohen ide dhe fjala ide të pranohet pa ide…

Hajde këtu zemër jep një ide tani… Mua të më falni se këtu mbaron prania ime në shërbim të atyre që mendojnë ndryshe në shërbim të opozitës…

Unë mendoj se ju jeni  njësoj si opozita tjetër, skeni asnjë ndryshim. Me ndryshimin  se ndryshe nga ata ju jeni më shumë respektues ndaj sediljes.

Ju uroj sukses në vazhdim të seancës dhe do votojmë aktin normativ, ligjin për pronën, për të vazhduar të shkojmë përpara. Mos u ankoni kuir vjen puna e zgjedhjeve kur thoni pse keni ik kaq përpara,  mos u ankoni.

Myslim po të lej me Damianin tashti unë po iki…”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.