E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama hap  profil  zyrtar në facebook ministre Dillellës
Lajme

Rama hap profil zyrtar në facebook ministre Dillellës

Ministrja virtuale ‘flet’ me qytetarët: Puna ime për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast

“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në fejsbuk, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video Diella thotë: ‘Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin tim të drejtpërdrejtë me ju nuk do të ndalojë asnjë çast.”

Ajo që bie ne sy janë edhe komentet e qytetarëve, të cilët e kanë uruar Diellën, sikur ajo të ishte një person fizik.

Ndërsa një komentues thotë “Kujdes nga tundimi për të ngrënë kumbulla si kolegët”.

Ministria për Inteligjencën Artificiale është një ndër risitë në strukturën e re qeveritare të prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, por që është shoqëruar edhe me debate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.