E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i emëron drejtorë edhe pse kanë dështuar në konkurs
Lajme

Rama i emëron drejtorë edhe pse kanë dështuar në konkurs

“Kryeministri Edi Rama po dhunon ligjin e Shërbimit Civil”.

Kështu u shpreh sot deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i cili shkruan se drejtoresha e re e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, janë emëruar nga Rama në këtë detyrë në shkelje të ligjit dhe pa konkurs.

Sipas tij Rama bën show mediatik sepse emëron çdo ditë njerëz të paaftë dhe në kundërshtim me ligjin.

“Skandal.

Edi Rama me dorën e tij dhunon ligjin e shërbimit civil.

Edi Rama emëron në kundërshtim me ligjin drejtorin e AZHBR-se, Frida Krifca dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Tepsia e kalbur Edi Ramës nuk njeh ligjin. Ky kryeministër, i cili propagandon me të madhe për pastrimin e administratës nga të paaftët e bën vetëm për show mediatik sepse emëron çdo ditë njerëz të paaftë dhe në kundërshtim me ligjin.

Ka emëruar në shkelje me ligjin Frida Krifcën dhe Afrim Qendron, të cilët do të menaxhojnë qindra milion euro nga BE. Ndonëse ligji e thotë qartë që për funksione të tilla, duhet të fitohet konkursi i Trupës së Nëpunësve Civil të Nivelit të Lartë Drejtues, të dy drejtorët në fjalë kanë dështuar në konkurset ku kanë marrë pjesë. Megjithatë, Rama që ligjin e përdor për show-n e vet, e ka shkelur atë, kur bëhet fjalë për të emëruar drejtorët e tepsisë së tij të kalbur”, shkruan Braimllari./Gazeta Express

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.