Rama i fal Ron Teffetit 50 mijë metra katrorë tokë
Uzina e Bakrit në Rubik kalon te kompania e armëve e Ron Yeffetit
Në kulmin e revoltës së studentëve, që e akuzojnë Edi Ramën për korrupsion masiv dhe për ndarjen e pronave publike si plaçkë mes njerëzve të tij të afërt, një tjetër pronë shtetërore ka përfunduar në duart e mikut izraelit të kryeministrit, Ron Yeffet.
Sipas informacioneve, më 22 tetor 2026 kompania “Advanced Arm Technology” mori në administrim ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit në Rubik. Bëhet fjalë për një pronë publike me mbi 50 mijë metra katrorë truall.
Si u bë kalimi i pronës
Rruga e pronës nisi në mars 2025, kur qeveria ia kaloi uzinën kompanisë shtetërore të armëve “Kayo”. Në nëntor të të njëjtit vit, “Kayo” krijoi me kompaninë private “Uno 18”, në pronësi të Yeffetit, shoqërinë e përbashkët “Advanced Arm Technology”.
Yeffet zotëron 80% të aksioneve të shoqërisë së re, aktiviteti i së cilës përfshin prodhimin dhe tregtimin e armëve. Shteti mbetet me pakicën.
Marrëveshjen për dorëzimin e pronës në Rubik e nënshkroi kreu i “Kayo”, Ard Veliu.
Yeffet ka bashkëpunuar me “Kayo” edhe më parë, përmes kompanisë “Timak Defence”.
Kalimi i pronës vjen vetëm pak javë pasi ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj publikoi disa regjistrime audio. Në to pretendohet se Yeffet flet për “punë të pista” të qeverisë Rama dhe për trafik ndërkombëtar armësh.
Deri tani, as qeveria, as “Kayo” dhe as Yeffet nuk kanë dhënë sqarime publike për kushtet e marrëveshjes, për vlerën e pronës dhe për arsyen pse një pronë strategjike shtetërore përfundoi nën kontrollin e një kompanie ku shumicën e ka një privat i huaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



