Rama I jep pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa
Ditën e sotme Kryeministri i vendit Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa.
Ana Oxa është një këngëtare me origjinë shqiptare por që ka lidhur dhe edhe rritur në Itali.
Ana Oxa së bashku me moderatorin Ardit Gjebrea kanë vizituar kalanë e Krujës, kur befas është shfaqur kryeministri Rama.
“Morëm vesh që ishit këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa flija sonte, në ëndër më doli dhe më tha: Është Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë e madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë”, i tha Rama, para se të nxirrte pasaportën Ana Oxa-n (Hoxha).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



