E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama/ I përgjigjet Kurtit: Edhe hasmit i hapet dera
Lajme

Rama/ I përgjigjet Kurtit: Edhe hasmit i hapet dera

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas refuzimit për ta takuar në kuadër të turit në Ballkan.

Rama është shprehur se ka shpresën që Kurti s’e ka harruar kanunin se edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh jashtë derisa të mbarojë.

Në këtë mënyrë Rama duket se ka ende shpresë që Kurti ta presë në takim. 

“Këtu jetojmë mes shqiptarësh. Kur të shkoj në Kosovë kam shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin kur vjen hasmi në shpi i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh jashtë deri kur të mbarojë”, është shprehur Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.