E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i përgjigjet opozitës: Mandati im deri në 2021. Jemi gati që PD-LSI, meqë kanë vulat e partive…
Politikë

Rama i përgjigjet opozitës: Mandati im deri në 2021. Jemi gati që PD-LSI, meqë kanë vulat e partive…

Kryeministri tha dje se ka mandat për të qeverisur deri në vitin 2021, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë thirrjeve të opozitës, “Rama ik”.

rama kuvend“Mandati që shqiptarët i kanë dhënë Partisë Socialiste për të qeverisur e vetme, pa të tjerë në prehër, deri në vitin 2021, është një ide ngushëlluese për të ridalë prapë te gardhi. Këtu në Parlament nuk i fut dot ajo ide më ata para qershorit të vitit 2021”, tha Rama gjatë fjalës së tij dje në Parlament. Ai pati dhe një përgjigje për kërkesën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Hyjnë ata në zgjedhje, s’hyjnë ata në zgjedhje, zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar dhe ne do të marrim përsipër të qeverisim edhe aty ku ata kanë qeverisur deri më sot, e do të qeverisim shumë më mirë sesa ata, edhe për ata që neve nuk na kanë votuar dhe përsëri nuk do të vijnë të na votojnë”, u shpreh Rama.

REFORMA

Kreu i qeverisë ftoi partitë opozitare të bëhen pjesë e Reformës Zgjedhore në tryezat, që pritet të nisin shumë shpejt. “Ata e dinë që nuk fitojnë dot me zgjedhje, janë të dëshpëruar dhe pa shpresë. Ata rrugën kanë zgjedhur dhe në rrugë të rrinë dhe ne të vijojmë në rrugën që kemi marrë përsipër që të udhëheqim shqiptarët. Për hir të rrugës që kemi zgjedhur, t’u japim mundësinë që të ndihen të përfshirë dhe kjo ka vetëm një mundësi. Të japin kontributin e atyre për atë që u kanë rrokanisur kokën ndërkombëtarëve dhe partnerët e tyre partiakë në Gjermani ndikuan që të futen në rekomandimet e komisionit Reforma Zgjedhore”, tha Rama.

Ai u shpreh se për hir të faktit se Basha dhe Kryemadhi kanë ende vulat e partive, do t’u hapet një derë për të diskutuar, por nuk do të pritet shumë gjatë.

“Nuk kemi ngut ne të kalojmë Reformën Zgjedhore akoma, patjetër që zonjat e zotërinjtë që janë këtej (opozita e re) nuk i kemi sjellë ne, por lista e firmosur nga artisti Lulzm Basha dhe doktoresha. Në Komisionin Zgjedhor do të gjejmë rrugën që të ketë një derë edhe për ata, jo këtu (në Kuvend), por një derë në tryezë. Jemi gati që atyre (PDLSI), sidoqoftë, meqë kanë vulat e partive, t’u njohim të drejtën e vulës dhe vetos po të duan, por nuk do të presim gjatë, aq sa është e arsyeshme, pasi nuk e lëmë veten në dorë të gjykimeve subjektive në qershor se ata nuk duan të vijnë. Ata nuk i duan negociatat dhe mendojnë se duke bërë këtë, mund të pengojnë negociatat. Mund të ndikojnë, por duke menduar se do e kenë më kollaj të marrin pushtetin, është dëshpërim. E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje. Zgjedhjet do të bëhen”, tha Kryeministri.

KODI

Kreu i qeverisë kërkoi ashpërsim të Kodit Penal edhe ndaj deputetëve që sulmojnë fizikisht në Parlament.

“Lironi djemtë tanë, bërtet partia e endacakëve që vjen vërdallë. Paralajmërojnë se do të ndodhë kjo apo ajo. Nuk do të ndodhë asgjë tjetër përveçse ata do të shkojnë duke u rrudhur dhe ne do të vijojmë të bëjmë detyrën që na kanë dhënë. Barbarëve, edhe këtu në Parlament, përgjithmonë nuk mundet deputeti të ketë imunitet për të goditur deputetin, për t’iu turrur foltores fizikisht, edhe kjo do të përfshihet në Kodin Penal. Nuk mund të vijohet më kështu”, u shpreh Rama. Ai e cilësoi opozitën grup endacak, që kërkon pushtet me dhunë. “Veprat penale të shkatërrimit të pronës me eksploziv, edhe ato janë në ulje, por jo aq sa do të ishin nëse eksplozivi nuk do të ishte një nga mjetet e shfrimit antidemokratik të opozitës së Partisë Demokratike, të kthyer në një grup endacakësh rreth e rrotull Parlamentit, Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, që kërkon pushtetin, por nuk di se si merret ndryshe pushteti, përveçse me zgjedhje dhe duke mos e ditur këtë, është fshehur në mes të ‘popullit’, duke kërkuar njerëz të dëshpëruar, njerëz të verbër, të rinj rrugë humbur, që vënë kapuçin e xhupit në kokë dhe mësyjnë drejt forcave të Policisë, të inkurajuara nga muzika e filmit ‘Skënderbeu’ dhe nga huri i flamurit të Kukësit. E kam fjalën për të vetmin flamur për të cilin Kukësi nuk është krenar, jo për flamurin e Skënderbeut”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.