E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i përgjigjet Sofjes: Thashë të njëjtat gjëra
Lajme

Rama i përgjigjet Sofjes: Thashë të njëjtat gjëra

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter për t’iu përgjigjur Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila shprehej në nëj deklaratë zyrtare se  “i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE”.

Deklarata nga Sofia zyrtare lidhet me ato ç’ka Rama tha në samitin e Bled-it në Slloveni dhe thekson se “retorika antibullgare e Edi Ramës, është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik”.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare kërkon që dikush t’ia përkthej qartë miqve bullgarë fjalimin e tij në Bled.

“Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për 🇦🇱&🇲🇰 kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor”, shkruan Rama.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.