E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i rrit rrogën Presidentit Begaj me 1.7 mln lekë
Flash

Rama i rrit rrogën Presidentit Begaj me 1.7 mln lekë

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave pritet t’i rrogën presidentit të vendit, Bajram Begajt me 1.7 mln lekë.

Pavarësisht se ky lajm do të gëzojë shumë kategori profesionistësh referuar situatës së vështirë ekonomike në vend dhe rritjes së papërballueshme të çmimeve, edhe për Begajn niveli i pagës do të arrijë deri në 425 mijë lekë.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi prezantoi dhe projektligjin për pagat ku tha se rritja e rrogës për Begajn është marrë në bazë të hierarkisë nga të gjithë institucionet e pavarura.

“Elementët specifikë të rritjes së pagave do të detajohen me VKM në ligjin që sapo miratuam ne kemi miratuar një rritje të qenësishme të pagës së Presidentit të Republikës niveli i pagës të së cilit shkon 425 mijë lekë dhe gjithashtu kemi rishikuar hierarkinë e të gjithë institucioneve të pavarura duke krijuar një barazi ndërmjet tyre. E gjithë administrata publike do të ketë në harkun kohor të dy viteve 22% -61% e cila është e përshkallëzuar në bazë të pozicioneve me logjikën e krijimit të një hierarkie të pastër dhe të duhur”, deklaroi Ibrahimaj.

Paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 257 mijë lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.