E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i sulet Metës: Përgojon atë që ka ndërtuar gjysmën e Dubait!
Publik News

Rama i sulet Metës: Përgojon atë që ka ndërtuar gjysmën e Dubait!

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për projektin e Portit të Durrësit.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i qeverisë, duke ironizuar Metën theksoi se ky i fundit po përgojon një kompani që ka ndërtuar gjysmën e Dubait.

Kreu i qeverisë ka thumbuar Metën për ndryshimin e emrit të Partisë nga LSI në Partia e Lirisë, ndërsa nuk kursehet të japë dhe parashikimin e tij duke shtuar se; ‘se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!’

“Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!” -thuhet në reagimin e Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.