E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i ‘tërheq veshin’ Ardit Bidos: Dështove, mëso nga Damian ‘tërmeti’!
Lajme

Rama i ‘tërheq veshin’ Ardit Bidos: Dështove, mëso nga Damian ‘tërmeti’!

Mbledhja e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar është shoqëruar me debate të forta, kritika të drejtpërdrejta dhe përplasje mes figurave kryesore të mazhorancës, me në qendër kryeministrin Edi Rama.

Kritika për rezultatin në Sarandë

Gjatë diskutimeve, Rama ka shprehur hapur pakënaqësinë për rezultatin e zgjedhjeve në Sarandë, duke i drejtuar kritika deputetit të ri të qarkut Vlorë, Ardit Bido.

“Ardit, ti pate një mbështetje të fortë nga qendra, por nuk arrite pritshmëritë. Ti duhet të mësosh nga Damiani si të bëhesh i suksesshëm në zgjedhje“, citohet të jetë shprehur Rama.

Pavarësisht kësaj, PS arriti të fitojë në zgjedhjet e vitit 2025 me rreth 4100 vota më shumë se kundërshtarët e saj politikë.

Telefona, ndërprerje dhe vërejtje direkte

Tensionet nuk munguan as gjatë zhvillimit të mbledhjes. Sipas burimeve, Rama i ka tërhequr vëmendjen Damian Gjiknuri për përdorimin e telefonit gjatë diskutimeve.

“Damian leje telefonin se më shpërqëndron kur flas”, mësohet të ketë thënë ai.

“Ok, s’ka asnjë problem”, është përgjigjur Gjiknuri, duke e futur më pas telefonin në xhep.

Në të njëjtën linjë, Rama ka ironizuar edhe ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha:

“Boll o Ervin i çove mesazhe policëve”.

Mesazh i fortë për çështjen e Rrjollit

Një tjetër moment i fortë lidhej me protestën e banorëve të Rrjollit. Pas prezantimit të bërë nga Lorena Goxhobelli, Rama ka mbajtur një qëndrim të prerë ndaj deputetëve socialistë të Shkodrës.

“Nuk mund t’i jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre. Ne kemi ngritur një grup pune nga ku na rezulton se s’kanë dokumente pronësie por letra të falsifikuara”, citohet të ketë deklaruar ai, duke kërkuar distancim të qartë nga kjo çështje.

Përplasja Spiropali–Ismaili dhe ndërhyrja e Ramës

Një nga episodet më të nxehta të mbledhjes ka qenë përplasja mes ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili dhe ish-ministres Elisa Spiropali.

Sipas burimeve, gjatë kohës që Ismaili po fliste për strategjinë e komunikimit, Spiropali ka nisur të qeshë, gjë që është vënë re nga ministrja.

“Zonja Spiropali s’ke pse qesh”, i është drejtuar Ismaili.

“Urdhëro?”, mësohet të jetë përgjigjur Spiropali, e cila më pas ka kërkuar që ministrja t’i kërkonte ndjesë.

Në këtë moment, ka ndërhyrë Edi Rama me tone të ashpra:

“Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time. Nuk ndërhyn dot tek sa po flet Erjona”.

Megjithatë, përplasja nuk është mbyllur me kaq. Spiropali ka këmbëngulur në kërkesën për ndjesë, duke sjellë një tjetër reagim të fortë nga kryeministri:

“Mos më provoko të të nxjerr përjashtë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.