E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i ‘tronditur’ brenda ‘trekëndëshit të mallkuar të Bermudës’?
Lajme

Rama i ‘tronditur’ brenda ‘trekëndëshit të mallkuar të Bermudës’?

Edi Rama është shfaqur të enjten, datë 29 mars 2018, në parlament në gjendje të rëndë, i çoroditur dhe i eksituar. Shkaku mesa duket është se ai ndjen rrezikun që po i kanoset i gjendur brenda “trekëndëshit të Bermudës”. Një trekëndësh brenda të cilit i duket vetja i rrethuar nga djalli.

Një situatë që atij i duket se i ka ardhur nga mallkimi qytetar. Një trekëndësh i formuar nga qëndrimet e Uashingtonit, Berlinit dhe FMN. Rama ka rrëshqitur brenda këtij “trekëndëshi të mallkuar” gradualisht për shkak të keqqeverisjes së tij, korrupsionit, lidhjeve me krimin dhe trafiqet e drogës, nga njëra anë dhe acarimit të marrëdhënieve me Uashingtonin, Berlinin dhe FMN, nga ana tjetër.

Kjo ka ardhur për shkak të paaftësisë e babëzisë për të vjedhur e uzurpuar gjithçka. Me qetësinë e sigurinë që i vinte nga mbështetja nga Soros&Co. Por situata tani ka ndryshuar, ai s’ka më as siguri e as qetësi, prandaj ai tani s’parashikon dot më asgjë. S’e di se nga dhe sesi mund ti vijë vithisja në vorbullën e “Trekëndëshit të mallkimit”. S’e di si do të vijë fundi, që ka filluar ti duket i tmerrshëm. Dhe që këtë radhë e ndjen se s’ka shpëtim.

Në dilemë për tu dorëzuar/larguar nga drejtimi i qeverisë apo në tentativë për të shpëtuar nga rreziku duke reaguar, shikon se po zhytet çdo ditë e më thellë në vorbullën e “trekëndëshit të djallit”.Prandaj ulëret dhe ofendon gjithkënd. Ofendon kolegët. Shan e tallet me qytetarët në takime. Ofendon në Facebook bashkëbiseduesit, Duke shkuar shumë larg, me sharje e ofendime e fjalor vulgar deri edhe ndaj popullit.

1.

Trekëndëshi i Bermudës (i njohur edhe si Trekëndëshi i Djallit ose Trekëndëshi i mallkuar) është një zonë në oqeanin Atlantik, afërsisht 1.2 milion kilometra katrore që përbëhet nga Bermuda, Porto Rikodhe Fort Loderdejl, të Floridës. Trekëndëshi i Bermudës është bërë i njohur nga rrëfimet e medias, për dukuritë e jashtëzakonshme që thuhet se ndodhin atje. Në këtë zonë ka pasur shumë ngjarje misterioze të vërtetuara që nga viti 1800 ku anije, aeroplanë ose ekuipazhi i tyre janë zhdukur në një mënyrë të “pashpjegueshme” pa lënë asnjë gjurmë pas. Deri më sot ka ende asnjë ndodhi që të jetë sqaruar përse ka ndodhur, duke krijuar një situatë shumë të çuditshme, dhe shkencërisht të pashpjegueshme.

2.

Rama u shfaq në kuvend më i çoroditur se asnjëherë tjetër. I tronditur rëndshëm por edhe i eksituar në ekstrem sa që tejkaloi çdo cak, duke sharë opozitën e kundërshtarët me një fjalor ordiner por edhe deri duke ofenduar popullin e tij me një gjuhë vulgare e të rrugës. Të turpshme e të padenja për një kryeministër, duke i vënë një njollë turpi edhe kuvendit. Kjo gjendje e tij ka vetëm një shpjegim: ai e sheh veten tashmë të rrethuar nga një mori problemesh të cilave nuk i jep dot zgjidhje dhe rreziqesh e kërcënimesh për postin e kryeministrit. I duket se po largohet me turp, dështak dhe i urryer nga të gjithë. Dhe ajo që e çmend fare dhe i duket e pabesueshme lidhet me faktin se po e kupton se do ti duhet këtë radhë të largohet përfundimisht, ndoshta edhe më shumë se kaq. Tmerrohet kur e mendon se fundi i erdhi kaq shpejt…Një fund i tmerrshëm.

3.

Ajo që po e destabilizon çdo ditë është ndjenja e pasigurisë që ja siguronte Soros&Co. Ai ndjen se kjo siguri i ka rënë. Pastaj filloi pasiguria kurse aktualisht ndjen se kjo pasiguri është bërë e rrezikshme edhe nëse do të pranonte të largohej. Madje është i frikësuar edhe për “jetën e tij të tretë” që kishte menduar ta kalonte për mrekulli. Më shumë para. Me shumë njerëz rreth e rrotull që e ledhatonin. Me ERTV e famshme që do ta përdorte për tu tallur me gjithë dynjanë dhe u hakmarrë ndaj kujtdo që e kishte kundërshtuar. Pasiguria e tij ngjason me atë të çdo marinari që i duhet të kalojë me anijen e tij përmes “trekëndëshit të Bermudës”.Po cili është “trekëndëshi i mallkimit” që po e mundon kaq shumë Ramën?

4.

Së pari, këndi i parë i këtij “trekëndëshi” është në SHBA. Sepse këto ditë në pozicionet kyç të administratës së Trump, të cilin ai e ka sulmuar disa herë, janë vendosur “burra të fortë” që e dinë shumë mirë se si Rama është ngjitur në majë të pushtetit dhe sesi është bërë pjesë e sulmeve të sponsorizuara nga Soros&Co për të goditur presidentin. Se si Rama po keqqeveris. Se në çfarë aferash është implikuar. Sa larg ka vajtur duke u i bërë karshillëk vendit më të fuqishëm të botës. Se cili qëndron pas tij. Ndërkohë që deri tani, Rama është ndjerë relativisht i qetë, sepse ose vetëm sa kishte humbur mbështetjen e mëparshme, por nuk kishte pasur goditje ndaj tij, ose ai nuk ndjente asnjë shqetësim për shkak të mungesës së organizmit të mekanizmave që merren me Shqipërinë ose për shkak se Shqipëria nuk ishte prioritare. Kurse me ardhjen e treshes së re në CIA, DASH dhe NSC (Këshilli i Sigurisë Kombëtare) gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt në Uashington e Tiranë dhe kjo është shoqëruara me sa duket me një tronditje të thellë që Rama ka filluar ta ndjejë. Me një pasiguri që ka filluar ta çorodisë shumë.

5.

Së dyti, Gjermania, për shumë arsye, e ka tashmë të qartë se cili është realisht Rama gjë që kishte filluar të dyshonte që kur e dëgjonte të bënte gaztorin në darkat me drejtuesit e Ballkanit për ti rënë në sy e marrë mbështetjen e saj. Se në çfarë aferash ai është i implikuar. Aq më tepër që tani ajo zotëron të gjithë informacionet të besueshme për mashtrimet që ka bërë për të siguruar raporte pozitive qoftë nga Tirana, qoftë nga Brukseli dhe qoftë edhe Berlini e deri edhe nga njerëz shumë pranë saj, për të krijuar perceptimin e sukseseve të qeverisjes së tij. Dhe ajo për ta vënë në provë apo më saktë për ta kapur mat i ka kërkuar të mos pengojë ndëshkimin e Tahirit. Përse? Sepse Gjermania e ka shumë të qartë reagimin e Tahirit nëse Rama e ndëshkon. Konkretisht Gjermania mesa duket është e sigurtë se Tahiri, me të gjithë informacionet që zotëron dhe lidhjet me Gjermaninë do të bënte publike gjithçka që di për Ramën nëse ai do ta çonte atë drejt burgut. Pra do të hidhte në erë edhe Ramën edhe qeverinë e tij. Dhe ky fakt që Ramës j aka bërë të qartë edhe Tahiri edhe persona të tjerë po e tmerron dhe e ka futur në dilemë që nuk e zgjidh dot.

6.

Së treti, FMN ka filluar të bëjë publike rezervat të cilat deri më sot ja kishte bërë me dije konfidencialisht. Për gjëndjen ekonomike kastrofike. Për atë sociale në prag të shpërthimit. Dhe për faktin se qytetarët e urrejnë duke e shprehur “se nuk ju ka zgjidhur asnjë hall apo problem, por mendon vetëm sesi të pasurohet për vete”. Ky qëndrim i FMN i ka krijuar ndjesinë se laku po i shtrëngohet. Ndërkohë e di shumë se gjithnjë fundi vjen i paraprirë nga deklarimet e FMN. Deklaratat e FMN gjithnjë kanë qenë preludi i një fundi të tmerrshëm. Dhe në këtë rast e mundon dilema se çfarë duhet të bëjë? Sepse e ka të qartë se nëse reagimi ndaj paralajmërimeve të FMN s’është ai që duhet, fundi mund të jetë edhe fatal. Dhe kështu ka ndodhur përgjithësisht. Rama vetë e ka të qartë se ekonomia është në gjendje katastrofike trazirat sociale i janë afruar derës së Kryeministrisë, dhe prandaj FMN s’mund të heshtë. Dhe shqetësimi nga kjo goditje e FMN i shtohet kur çdo ditë i shfaqet paaftësia e të gjithë atyre që e rrethojnë. Të gjithë i duken sikur e kanë vetëm mendjen të “rruajnë ç’të mundin” për veten e tyre dhe nuk i japin asnjë kontribut për hallin e madh që e ka zënë apo të bëjnë diçka për të dalë nga gjendja e tmerrshme ku gjendet ai dhe qeveria e tij.A i e ka të qartë se edhe bashkëpunëtorët me të ngushtë e kanë mendjen për qejfe e jetë luksoze dhe gjithçka i thonë janë vetëm broçkulla, pra e tradhtojnë çdo ditë.

7.

Dilemat e përditshme dhe mungesa e gjumit e kanë futur në gjendje stresi që nuk arrin ta kurojë dhe ta përballojë. Çdo ditë e më shumë i duket e pamundur për të dalë nga ky qorrsokak. Nga ana tjetër edhe kur i shkon mendja për tu larguar, ndjen shumë frikë. Dhe e vetmja gjë e cila e ndihmon ta harrojë këtë gjendje është marrja e ekstitantëve. Prandaj shfaqet në publik i çoroditur dhe i eksituar njëkohësisht. Deri në ato nivele sa që arrin të ofendojë publikisht popullin, me një fjalor vulgar, denigrues, të padenjë dhe të turpshëm për një kryeministër.

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.