Rama inspekton punimet: Është bërë punë e mirë, këtu ka qenë copë-copë
Ndërsa pa punimet, Rama u shpreh se është bërë punë e mirë, ndërsa shtoi se më parë, në vendin ku po bëhet stadiumi, nuk ka pasur asgjë.
“Është bërë punë e mirë, këtu ka qenë copë-copë, s’ka pasur asgjë“, tha Rama.
Gjici u shpreh se stadiumi prite të mbarojë në fund të muajit gusht, ndërsa shtoi se “spiunohet” nga tifozët për vijimin e punimeve.
“Këtu vijnë çdo ditë 200-300 veta, që shohin punimet, sidomos mosha 50-vjeç, rrinë dhe marrin në telefon, janë supervizorë të Faikut, dhe informojnë çdo ditë. Janë shumë tifozë, shohin ça u bë sot ca u bë nesër“, tha Gjici.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



