E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ironi me PD-në: Dy kufoma politike që zihen se kush është shërbëtori im
Lajme

Rama ironi me PD-në: Dy kufoma politike që zihen se kush është shërbëtori im

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka reaguar sot pas protestës së dhunshme në selinë e PD-së dhe përplasjes Basha-Berisha.

Në një postim në Twitter, kryeministri shkruan me ironi se bëhet fjalë për “dy kufoma politike që fajësojnë njëra tjetrën se kush është shërbëtori im”.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.

Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!,” shkruan kryeministri Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.