E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ironizon Primaret në PD: Është herët për të…
Lajme

Rama ironizon Primaret në PD: Është herët për të…

Falë patronazhistëve ne jemi të pathyeshëm

Kryeministri Edi Rama komentoi sot Primaret që po zhvillon Partia Demokratike, për të zgjedhur kandidatët e saj për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 maj 2023.

I pyetur në lidhje me Primaret, Rama tha se nuk e di se cila parti po përgatitet fortë për vendoret, duke vënë në dukje kështu problemet e brendshme të PD-së. Më tej Rama u shpreh optimist për zgjedhjet lokale, duke thënë se Partia Socialiste është forcë e pathyeshme dhe e organizuar.

I ka PS gati emrat zyrtarë për zgjedhjet lokale?Rama: Është herët për të marrë vesh se kush është kush, nga ana tjetër është që përgatitjet tona për zgjedhje kanë nisur të nesërmen e zgjedhjeve të shkuara. Falë patronazhistëve ne jemi të pathyeshëm. Ne i kemi thënë shumë rëndësi. E kemi bërë këtë punë me kohë. Jemi më të organizuarit në poltikën shqiptarë. Jemi një makineri që nuk thyhet. I duartrokasim në të gjitha përpjekjet për t’u përmirësuar por janë shumë larg nesh.

Kryeministri tha se PS i fiton dhe nuk i merr nga askush zgjedhjet, ndërsa  u shpreh i bindur se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet në 14 maj.

“Nuk e di cila parti po përgatitet fortë. Eshte herët për të marrë vesh se kush është në anën tjetër. Në jemi të pathyeshëm. Janë zgjedhje me rëndësi të veçantë. Jemi forcë e organizuar, jemi makineri që nuk thyhet. Ne zgjedhjet i fitojmë. Nuk i marrim nga askush. Jam shumë optimist që gjërat do të shkojnë shumë më mirë”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.