E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Ja çështjet që po dakordësohen me Greqinë…
Lajme

Rama: Ja çështjet që po dakordësohen me Greqinë…

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme se nga ministrat e Jashtëm tyë Shqipërisë dhe Greqisë po negociohet për çdo çështje që ka mbetur pezull për 70 vjet. Rama nuk dha detaje në lidhje me bisedimet, por shprehu bindjen se deri në pranverë besonte se do të kishte rezultate.

“Mendoj se do të kemi një zgjidhje të dakordësuar për të gjitha temat dhe besoj se pas këtyre bisedimeve çështjet e vjetra nuk do të jenë më pengesë mes dy vendeve. Të gjitha çështjet janë në tavolinë, që nga ligji absurd i luftës deri në lehtësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi porsa i takon procedurave që kanë të bëjnë me ta”, tha Rama.

Lidhur me heqjen e ligjit të luftës, Rama tha se do të kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do të jetë në dokumentet e historisë dhe jo si një ligj në fuqi që të na pengojë të ecim përpara.

“Synimi është të nënshkruajmë një dokument strategjik të ri mes dy vendeve”, tha Rama.

Në studion e Report TV, Rama nuk pranoi të bënte komente nëse në bisedimet Bushati-Kotzias është diskutuar edhe mbi çështjen çame dhe pronat e tyre, por theksoi se të gjitha çështjet janë në diskutim dhe shpresoj të ketë zgjidhje për ato që janë kthyer në një problem mes dy vendeve apo popujve tanë.

“Do të takohem me Kryeministrin grek në dy ditët në vijim, pasi do të jemi në Davos. Por mendoj se do të ketë një tjetër takim që do të bëhet i mundur dakordësimi në vijat e gjera, për të kaluar më pas në hartimin e një dokumenti që është një platformë e re e partneritetit tonë strategjik. Turqia, Italia dhe Greqia i kemi konsideruar si partnerët tanë strategjik, ndërsa aleatët strategjikë janë SHBA dhe BE”, tha Rama.

Në lidhje me kufirin detar, Kryeministri tha se kemi bërë një përgatitje jashtëzakonisht serioze, kemi studiuar të gjitha aspektet e asaj marrëveshjeje. Rama vlerësoi seriozitetin e palës greke për këtë çështje, duke uruar që ky seriozitet të qëndrojë deri në fund.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.