E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama jep lajmin: Nesër mbërrijnë mijëra doza Pfizer
Publik News

Rama jep lajmin: Nesër mbërrijnë mijëra doza Pfizer

Kryeministri Edi Rama bën me dije se nesër pritet që të mbërrijnë në Shqipëri 11.700 doza të vaksinës Pfizer.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se deri më tani janë kryer më shumë se 770 mijë vaksinime.

Me mbërritjen e 11.700 doza Pfizer do të vijojë më tej vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit.

“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike👍🏼

🧪 Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid” shkruan Rama në postimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.