E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “josh” komuniteti  rom, duke premtuar se do të bëj ministre Ina Majkon
Lajme

Rama “josh” komuniteti rom, duke premtuar se do të bëj ministre Ina Majkon

Gjatë takimeve të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka ‘konfirmuar’ ministren e parë të qeverisë së ardhshme nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.

Bëhet fjalë për Ina Majkon, e cila kandidon për deputete në qarkun e Vlorës dhe nëse nuk merr votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse, atëherë Rama tha se do ta bëjë pjesë të qeverisë.

“Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama gjatë një takimi me vajzat dhe gratë në Korçë.

Ina Majko është e para kandidate e komunitetit rom.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.