E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ju heq celularet mësueve dhe nxënësve
Lajme

Rama ju heq celularet mësueve dhe nxënësve

Ky vit shkollor që nis këtë të hënë do sjellë edhe risin e rregullit strikt ku nxënësve nuk do u lejohet përdorimi i celularëve nëpër klasa. Por në takimin me mësuesit e vendit ditën e sotme, kryeministri Rama ka theksuar që ky rregull vlen edhe për mësuesit, madje shumë shpejt përdorimi i celularëve nuk do të lejohet as në institucionet e shtetit.

Gjatë fjalimit të tij para mësuesve, Rama tha se për pak kohë do të jetë gati edhe vendimi që ndalon përdorimin e celularëve nëpër institucionet shtetërore.

Rama tha:

Nuk do lejojmë celularë në shkolla, as për fëmijët e më vjen keq as për mësuesit, mësuesit duhet ti dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fillim të mësimi dhe në muajin e parë duhet ta bëjmë muaj edukimi, muajin e dytë merren dhe hidhen në plehra nuk i kthehen më atij që e ka, se janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe ç’bëjmë me lëndët ndotëse me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi edhe për vendimin që të heqim celularët nga institucionet që janë bërë si klube interneti të gjithë.”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.