E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama këshillon shqiptarët që përdorin Tik Tok me VPN: Turp i madh! Duhet kujdes, ju marrin të dhënat
Lajme

Rama këshillon shqiptarët që përdorin Tik Tok me VPN: Turp i madh! Duhet kujdes, ju marrin të dhënat

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok, qytetarët shqiptarë kanë gjetur zgjidhjen për përdorimin e platformës përmes VNP-së. 

“Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Ai theksoi se qytetarët duhet të bëjnë kujdes për shkak të rrezikut për vjedhjen e të dhënave personale.

Rama shtoi se të përdorësh VPN do të thotë të ndash me të tjerët pasword ose të dhënat.

“Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët paswordin apo të dhënat”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj një komentuesi i cili e quajti dembel, duke u shprehur se askush nuk i kishte thënë ndonjëherë kështu.

“Dembel s’më ka thënë njeri. Të gjitha mi kanë thënë por vetëm dembel jo. Madje edhe Luli thotë që unë rri pa gjumë se bëj punë të liga”, tha Rama.

Ndër të tjera, u bëri thirrje demokratëve të largohen nga opozita për shëndetin e tyre mendor.

“Mos dëgjoni bufin e kënetës. Largohuni nga këneta. Ikni nga këneta. Barktisni kënetën. Nuk po ju them ikni nga kenëta dhe bëheni anëtarë të PS. Nuk po ua kërkon njeri këtë.

Ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor dhe për shëndetin e arsyesuar. Kush rri në kënetë rrjedh, lajthit, letohet kur thotë populli tiranas”, tha kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë ka ironizuar Sali Berishën, duke thënë se është në rrjedhje.

Rama: Bufi i kënetës që është në rrjedhje është e qartë. Nuk është çështje moshe, por çështje e atyre që e lënë dhe bëhet meme përditë. Vetëm unë dhe PS e kyçim Shqipërinë në BE, nuk e bën dot askush tjetër. Cilido tjetër, minimalisht do të shkaktonte një shtyrje apo një vonesë që do të çonte në mbylljen e asaj dere që është hapur.

Duhet të fokusohemi përtej të gjithave atyre që kemi në raport me njërin apo tjetrin. S’mund të më thuash që administrate shqiptare është somaleze. S’mund të më thuash sepse 95% të shërbimeve i merr nga telefoni. 620 milionë euro u janë kursyer shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.