E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama konfirmon  Manastirliun kandidate për Bashkinë e Tiranës
Lajme

Rama konfirmon Manastirliun kandidate për Bashkinë e Tiranës

 

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot Ogerta Manastirliun si kandidate të Partisë Socialiste për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Vendimi vjen në prag të garës së re vendore, ku kryebashkiakja aktuale Anuela Ristani nuk do të vijojë më mandatin.

Manastirliu, e cila prej vitesh ka mbajtur poste ministrore në kabinetet e Ramës, shihet si një nga figurat më të besuara të tij. Me këtë lëvizje, Rama synon të mbajë kontrollin mbi kryeqytetin duke i besuar drejtimin një emri të konsoliduar brenda PS-së.

Kandidatura e Manastirliut pritet të ndezë garën politike në Tiranë, ku opozita ende nuk ka shpallur emrin që do të sfidojë Partinë Socialiste.

Pasi kërkoi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkimin e Erion Veliajt dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për bashkinë e kryeqytetit, Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryebashkiake.

Aktualisht Manastirliu mban detyrën e ministres së Arsimit, por ky vendim i Ramës duket se e kapi në befasi.

Lajmi për kandidimin që u njoftua në Asamblenë e PS, ishte i papritur për të gjithë. Këtë e tha edhe Rama, që e konsideroi “bombë të palajmëruar”.

Ndërkohë, kryeministri i shprehu mbështetjen Manastirliut dhe tha se është figura e përshtatshme për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

“E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. Prandaj PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë, duke ngritur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur. Duhet të më besosh ti e të gjithë. Nuk kemi pse kërkojmë një person më të përshtatshëm. Është radha jote ta udhëheqësh Tiranë me ambicien, qetësinë që të karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim duke u bënë në rresht pas teje”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.