E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kundër KE për mediat: Nuk ka askund, liri shpifjeje si në Shqipëri! Patronazhistët? Jam krenar, na dhanë mandatin e tretë
Politikë

Rama kundër KE për mediat: Nuk ka askund, liri shpifjeje si në Shqipëri! Patronazhistët? Jam krenar, na dhanë mandatin e tretë

TIRANË – Raporti i KE për Shqipërinë, pavarësisht arritjeve, kritikonte qëndrimin e qeverisë në lidhje me mediat. Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është dakord me vërejtjen e KE, pasi sipas tij, liria e shpifjes në Shqipëri është në nivelin e saj më të lartë.

“Nuk ekziston askund një liri shpifjeje si në Shqipëri. Është në nivelin më të lartë. A është kjo liria e medias? Mua nuk më duket. Por, do adoptohemi. Qëllimi ynë është të futemi në këtë familje. Unë nuk e fsheh, nuk më pëlqen qëndrimi i tyre në lidhje me shpifjen në Shqipëri”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri foli me krenari edhe për patronazhistët, pa të cilët, sipas tij, PS nuk do merrte mandatin e tretë.

“Jam edhe më krenar seç isha para zgjedhjeve për patronazhistët. Sepse pa ta nuk do të ishim një makineri e pathyeshme. Raporti nuk flet as për patronazhistë apo socialistë. Fle për pretendime që po hetohen. Nuk ka patur asnjë problem në asnjë të dhënë personale. Karta jonë është një targë që nuk thotë asgjë, nga pikëpamja e të dhënave personale. Ato kanë qenë edhe në internet. Në fakt ato nuk u hyjnë në punë patronazhistëve. Që ta mbyll jam shumë krenar për patronazhistët. Do kishim marrë 77 mandatë nëse qytetarët nuk do kishin ngatërruar numrin e kandidatit me numrat e partive”, tha Rama.

Çfarë thonte raporti për lirinë e medias

Sipas raportit, kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

“Tensionet ndërmjet aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë pandemisë COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në raport.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.