E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama largon 3 deputetë aktualë të PS në Vlorë
Lajme

Rama largon 3 deputetë aktualë të PS në Vlorë

Drejtuesi politik i Vlorës në PS, Bledi Çuçi ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në këtë qark për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas listës së lexuar nga Çuçi, 3 deputetë aktualë të qarkut, Pranvera Resulaj, Fation Veizaj dhe Anduel Tahiraj nuk do të jenë më pjesë e parlamentit në radhët e PS.

Çuçi: Po e filloj nga lista e hapur, lista është konceptuar gjithëpërfshirëse. Për rajonin e Sarandës i pari është Vasil Llajo në listë, i dyti është Ardit Bido, i treti është Gjergji Mërkuri dhe e katërta në listë është Ina Majko.
I pesti dhe tani kalojmë në rajonin e Vlorës është Vullnet Sinaj, deputeti aktual i Vlorës. E gjashta në listë është Evis Allushi. I shtati në listë është Klevis Kaso, nënkryetari i bashkisë së Vlorës. E teta është Brunilda Mersini. E nënta është Briseida Çakëri. E dhjeta është Mjaftesa Sulaj, Endi Spaho, Damian Gjiknuri në listën e hapur.

Në listën e mbyllur jam unë, është Zamira Sina, Eriona Ismaili, Pirro Vengu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.