Rama mbyll brenda javës Tik Tok
Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht të rrjetit social TikTok për 1 vit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme.
Sipas ministres, TikTok do të mbyllet për 1 vit. Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë.
“Kemi analizuar efektet që vijnë nga platformat dixhitale që i përket të gjitha aspekteve shëndetësore, aspekteve që lidhen me shëndetin psiko-emocional të fëmijëve, por edhe nme pasojat që lidhen me rastet direkte të dhunës fizike që lidhen pikërisht nga këto elementë që nxiten në mjedisin dixhital dhe pikërisht në platformën e Tik-Tok. Do të mbyllet për 12 muaj”, tha Manastirliu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



