Rama me këpucë gjatë vizitës në Bavari
Pritet nga Kryeministri bavarez, Markus Söder
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku është pritur në Bavari nga Kryeministri i landit, Markus Söder.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilëson Söder një “mik të çmuar”, me të cilin është ndërtuar një partneritet i veçantë mes Shqipërisë dhe Bavarisë.
“Gjermani, Mynih – Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë,” shkroi Rama në rrjetin social.
Por ajo që bie në sy, është veshja e Ramës, duket se Rama ka thyer ‘protokollin’ e tij dhe në vend té Atleteve, shikohet që ka këpucë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







