Rama me rubrikën e re sqaruese: Turistët sollën 4.8 mld dollarë në 2024 në Somalinë tonë
Kryeministri Edi Rama po u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve online në rubrikën “Sy m’Sy”.
“A i ke parë ku i ka çuar çmimet ai turizmi, po kaosi që krijohet, kam parasysh Vlorën, punimet nëpër rrugë ku kryehen kryesisht në verë, po si ke fytyrë e del”, thotë qytetari.
“Punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14.1 për qind. Këto nuk janë raportet e qeverisë. Në Shqipëri pesha e turizmi për 2024 është 26 përqind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, punësimi 21.8 përqind e totalit. Shpenzimet e turistëve të huaja në 2024 ishte 4.8 miliardë dollarë, ata i lënë këtu, rritja 54.7%, një rritje e jashtëzakonshme krahasuar me vitin niveli para pandemisë, ndërsa turistët vendas, shqiptarët, këtu ku vdiset për bukë dhe të gjithë vriten, në Somalinë tonë, 980 milionë dollarë, ata që sipas disave nuk kanë bukë të hanë. Më the turizëm 2-3 mujor.
Ne kemi turizëm që nga janari deri në dhjetor. Tentohet ta pikturojnë Shqipërinë si Somali. Është një industri e krijuar në Somalinë tonë, industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë. Thënë të gjitha këto, të gjitha këto thonë i merr për vete, posi i marr për vete që ju marsha të keqen të gjithëve. Ata që sipas disave nuk kanë bukë të hanë ”, tha Rama.
Rama “nostagji” për Bashën
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” me komentuesit në rrjetet sociale, ka gjetur kohë të merret edhe me ish kundërshtarin e tij, të cilin thotë se ka mall.
I pyetur në lidhje me Lulzim Bashën, Kryeministri Rama nuk ka kursyer batuat në lidhje me politikanin, të cilin e quan “ëmbëlsirë”.
Rama tha se ndjen nostalgji për Lulzim Bashën, të cilit i thotë se sa herë që ja kujtojnë, ka një përvëlim për të.
Pyetje: Do ju bësh një tortë si Basha në Tiranë shqiptarëve që duan?
“Nuk e di se çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një ëmbëlsirë kemi pasur. Nuk e di si do ja bëjmë që ta kemi prapë Lul Bashën. Ëmbëlsira e të gjithëve ka qenë Lul Basha. Edhe tortën jo rastësisht e bëri Lul Basha se e keni parasysh ju. Nga të gjitha që ka thënë, vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku ju se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, përvëlim”, u shpreh Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



